Sunday, August 17, 2025

Egnatia mbyll rrugëtimin në turin e tretë të UEFA Conference League. Mundet në shtëpi nga Olimpija Ljubljana, 2-4

Lexo

Egnatia mbylli rrugëtimin në UEFA Conference League, pasi u eliminua nga Olimpija Ljubljana. Koha e rregullt e takimit përfundoi 2-2, ndërsa në shtesë miqtë shënuan dy gola të tjerë, duke triumfuar 4-2 në “Arena Egnatia”.

Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Jaime, Sota, Xhemajli, Aliyev, Lushkja, Aleksi, Fernando Medeiros, Selmani, Bakayoko, Gruda.

Regi Lushkja zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të, duke i dhënë avantazhin Egnatias. Olimpija Ljubljana barazoi në minutën e 32-të me Jelenkovic, dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në minutën e 79-të, miqtë kaluan në avantazh me Antonio Marin. Megjithatë, Egnatia nuk u dorëzua dhe, me 10 lojtarë në fushë, barazoi në minutën e 86-të me sërish protagonist Regi Lushkjan. Ndeshja shkoi në kohë shtesë, ku Olimpija shënoi edhe dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren 4-2.

Rrugëtimi i Egnatias në Conference League përfundon në turin e tretë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img