Egnatia nuk fal. Kampionët në fuqi, ndëshkojnë Bylisin në transfertë, 0-2

Bylis-Egnatia 0-2(Shënues: Lushkja 48’, Guindo 78’)

Kartonë të verdhë: Alijev 67’, Dylis 87’

Bylis:Batista,Kane,Bruno(Çelaj 78),Ilieski,Përndreca,Ofori(Kamara 55),Ruçi(Marku 55),Përgjoni,Peralta(Berko 55),Malomo,Mustafa(Da Silva 55) Trajner:Gentian Mezani

Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Dylis,Xhemajli,Alijev,Zejnullai(Jahaja 86),Fernando(Kasa 86),Ujka,Lushkja(Sota 77),Uotlai(Aleksi 69),Guindo(Bakajoko 77) Trajner:Edlir Tetova

Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi(Elbasan),Daniel Vrapi(Tiranë) Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Avar:Olsion Yzeiraj(Patos) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)

Egnatia ka arritur të mposht Bylisin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Për rrogozhinasit shënuan Lushkja dhe Guindo në pjesën e dytë.

Ndeshja

Ndeshja nis me Bylisin i gjithi në sulm ku Mustafa,Peralta dhe Përgjoni dhe Përndreca vënë në vështirësi skuadrën e Egnatias por pa ja dal të gjejnë rrugën e rrjetës. Egnatia has vështirësi dhe zgjohet me vonesë me të përhershmin Lushkja që vë në vështirësi mbrojtjen vendase por në fund goditja e tij është e gabuar.

Shumë minuta të qeta pas rastit të Lushkjes ku si Bylis dhe Egnatia qarkullojnë dendur topin,dhe është Mustafa që gjuan nga distanca por topi shkon përmbi tra. Ka gabime nga të dyja skuadrat në zotërimin e topit,dhe nga një hutim i lojtarëve miq është Bylis që nis një kundërsulm me Malomo që gjen mbrojtësin Përndreca që gjuan por topi shkon jashtë.

Që nga rasti i Bylisit e deri në fund të pjesës së parë është Egnatia që me anë Uotlai,Guindo,Lushkja dhe Fernando shënjestrojnë portën e Bylisit por nuk gjejnë dot hapësirat e duhura. Është Bylis që e mbyll në sulm pjesën e parë dhe Përndreca gjuan fortë në hyrje të zonës por topi nuk i bindet duke dal jashtë kuadratit. Me shifrat 0-0 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis me Egnatian më kërkuese dhe është Ujka që gjuan nga distanca por topi largohet nga mbrojtja,dhe më pas është një gabim i mbrojtjes së Bylis që pas krosimit të Fernando nuk largohet topi dhe aty i lirë në zonën e rreptësisë gjendet i lirë Lushkja që mposht portierin Batista duke kaluar Egnatian në avantazh.

Pas golit Bylis mundohet të reagoj por nuk gjen hapësirën e duhur për të rrezikuar portën e Egnatias. Në krahun tjetër pas golit të mesfushorit Lushkja Egnatia qëndron e qetë dhe mundohet të qarkulloj topin duke mos rrezikuar asgjë. Egnatia gjen golin e dytë në minutën e 78 dhe është ish sulmuesi i Bylisit Saliu Guindo që pas asistit të mesfushorit Ujka e dërgon topin në rrjetë.

Pas golit të dytë Egnatia mundohet të gjej hapësira për të shënuar dhe golin e tretë por Jahaja nuk tregohet i saktë në dy momente duke shpërdoruar kështu mundësinë për të gjetur golin e tretë të sfidës. Bylis mundohet të gjej golin e nderit por goditja e mbrojtësit Përndreca nuk është e saktë në fundin e kohës shtesë prej 4 minutash,mbyllet gjithçka në stadiumin “Adush Muçaj” Bylis-Egnatia 0-2. Me këtë fitore Egnatia shkëputet nga Dinamo me katër pikë ndërsa me këtë humbje Bylis rrezikon seriozisht mbijetesën në “Abisnet Superiore”.

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu