Sunday, September 8, 2024

Egnatia optimiste për ndeshjen e sotme përballë Ararat Jerevan, ja si mund të rreshtohen rrogozhinasit

Lexo

Egnatia është gati për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës që do të luhet sot në orën 17:00 me të Shqipërisë, përballë Ararat Jerevan e cila do të zhvillohet në stadiumin “FFA Akademi” të Jerevanit.

Nuk ka shumë dilema për formacionin pasi grupi është i njëjtë, vetëm me 1 apo 2 ndryshime. Porta dhe mbrojtja mbetet e njëjta si ajo që mbylli sezonin ndërsa në mesfushë do të debutojë Albano Aleksi që u afrua këtë merkato.

Edhe në sulm do të ketë një ndryshim pasi kapiteni Jackson është larguar dhe trajneri Tetova duhet të gjejë një partner krah Redi Kasës dhe Raphael Dwamenas. Sipas gjasave pritet njëri mes Paulaskas apo Isgandarli.

Formacioni i Mundshëm:

Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Kasa, Paulaskas(Isgandarli), Dwamena.
Trajner: Edlir Tetova

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img