Saturday, July 27, 2024

Formacioni i mundshëm i kuqebluve të Memellit ndaj Linfield FC

Lexo

Mbrëmjen e sotme shqiptare në Evropë e mbyllin kuqeblutë e Vllaznisë të cilët luajnë në fushë të huaj ndaj Linfilldit, në ndeshjen që nis në orën 20:45 në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast për Konference Lige.

Për sa i përket formacionit, trajneri Memelli duket se do të rreshtojë ata që kanë zhvilluar edhe miqësoret gjatë përgatitjeve boshnjake. Dragoshi apo Smajli është e vetmja dilemë, ndërsa pjesa tjetër pritet që të jetë e bërë nga Qarri në portë, në mbrojtje treshja Stojanoviç, Juriç e Çeshmedjiev. Katërshja e mesit të fushës pritet që të jetë Smajli apo Dragoshi, ndërsa tre të tjerët do të jenë Boshnjaku, Alivoda e kapiteni Hakaj. Në vijën e sulmit pritet të jenë Mala e Çoba në krahë, në ndihmë të Balajt që do të jetë në majë të këtij reparti.

Formacioni i mundshëm:

VLLAZNIA: Qarri, Stjoanoviç, Juriç, Çeshmedijev, Dragoshi (Smajli), Boshnjaku, Alivoda, Hakaj, Mala, Çoba, Balaj
Trajner. Migen Memelli

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img