Egnatia arriti të fitonte kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, dhe për herë të parë në historinë e saj arriti të kualifikohej për në finalen e madhe. Fitore minimale 1-0 me golin e kapitenit Jackson në fund të takimit ndezi festën e madhe në Rrogozhinë. Pas ndeshjes, për Oversport, foli trajneri Tetova:
“Emocion shumë i vecantë pasi bëhemi pjesë e historisë së këtij klubi ku shkojmë për herë të parë në një finale. Ndeshje me 2 tablo, e dinim që Vllaznia do rrinte në mbrojtje për të provuar kundërsulmin. Në të dytën provuam më shumë dhe arritëm edhe të shënonim në fund.
Besoj se Tirana do jetë në finale dhe shpresoj ta kemë pasi më kanë mundur 4 herë. I thashë çunave të mbajnë pozicionet pasi momenti do të vijë, edhe ndodhi siç e parashikova. Këtë finale ia dedikoj vetëm këtyre futbollistave.
Vllaznia ka futbllistë të mirë sic edhe ne. Ky ekip i joni është ndërtuar për 40 ditë, e ndërtova sipas shijes sime bashkë me presidentin Demorzi. I falenderoj pa masë që më dhanë këtë mundësi për të qenë trajner i Egnatias.
Premio? Presidenti e ka pak me zor me e thënë para sepse i sheh si punë shansi por besoj se do të ketë premio.”, tha ai.