Egnatia nuk di të ndalet. Rrogozhinasit kanë triumfuar me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, në kuadër të javës së 24-ët të “Abissnet Superiore”.
Në “Elbasan Arena” sfida u zhbllokua në minutën e 32-të në favor të rrogozhinasve me një gol të realizuar nga Lushkja. Rastet nuk munguan në vazhdim, por vetëm në limitet e sfidës mbërritën dhe dy gola të tjerë.
Fillimisht ishte Egnatia që dyfishoi shifrat me anë të Leo Melos në minutën e 91-të, ndërsa goli i ngushëllimit për Elbasanin u shënua nga Tsague në minutën e 93-të.
Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të parë, Elbasani në vend të pestë me 29 pikë.
Fatmir POPJA