Saturday, September 21, 2024

Egnatia- Vikingur Reykjavik, nesër ora 20:00 në “Loro Boriçi”, me tifozë. UEFA Conference League.

Lexo

Ndeshjen e kthimit, atë vendimtare për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, Egnatia do ta luajë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës mbrëmjen e 1 gushtit, duke filluar nga ora 20:00.

E reja më e fundit në lidhje me këtë ndeshje, ka të bëjë se në ndryshim  nga vendimi i mëparshëm i UEFA-s që ishte vendosur që takimi në fjalë të luhej pa praninë e tifozëve, institucioni Europian ka njoftuar se sfida, Egnatia – Vikingur Reykjavik do të luhet me praninë e tifozëve.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë të luajtur një javë më herët në Islandë ndaj Vikingur Reykjavik,  kampionët e Shqipërisë e fituan me rezultatin 1-0. Një rezultat ky që i jep avantazhin rrogozhinasve për të kërkuar një tjetër rezultat historik për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë.

Sipas zëdhënësit të shtypit të Klubit të Futbollit Egnatia, Xhevdet Zekaj, paraditen e së mërkurës,  skuadra rrogozhinase ka bërë përgatitjet e fundit, dhe pastaj në program është nisja drejt qytetit të Shkodrës, ku mbrëmjen e së enjtes do të luhet ndeshja zyrtare.

Presidenti Demrozi, drejti Zenelaj, trajneri Tetova kanë kërkuar mobilizim maksimal, kanë luftuar çdo shenjë mëndjemadhësie nga fitorja në Rejkjavik dhe kërkojnë fitore duke kërkuar nga skuadra që të futet në fushën e lojës sikur rezultati i ndeshjes së parë të ketë përfunduar, 0-0.

Sips programit të miratuar edhe nga UEFA, në orën 18.00 të së mërkurës do të jetë konferenca për shtyp e skuadrës islandeze. Ndërsa, në orën 20.00 do të jetë konfetenca për shtyp e Egnatias me trajnerin Edlir Tetova, orë që do të jetë edhe seanca stërvitore e rrogozhinasve në stadiumin “Loro Boriçi”, e fundit përpara sfidës zyrtare të së enjtes, Egnatia – Vikingur Reykjavik.

Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik, në raundin e tretë të UEFA Conference League do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img