Thursday, July 24, 2025

Egnatia, Vllaznia, Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League

Lexo

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Blutë e Dinamos do të përballen në transfertë me Atletic Escaldes. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Estadi FAF”, në orën 16:00.

Kuqeblutë e Vllaznisë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Víkingur Reykjavik në orën 20:30. Pasi kaluan me sukses turin e parë, tani shkodranët do të kërkojnë suksesin e radhës dhe në shtëpi do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve.

Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Dinamo Minsk. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Municipal Stadium Mezőkövesd”, në orën 20:45.

Federata e Futbollit u uron suksese skuadrave shqiptare në përballjet e para të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img