Egnatia do të zhvillojë ditën e sotme edhe miqësoren e fundit përpara rikthimit në Shqipëri. Rrogozhinasit do të mbyllin sot përgatitjet në turqi dhe do të zhvillojnë miqësoren e fundit.
Në orën 17:30 do të sfidojnë një kundërshtar të fortë, ekipin e Superligës ruse, Orenburg.
Afrimet e para të merkatos, Janku dhe Aleksi pritet të jenë titullar në këtë ndeshje ndërsa sulmuesi azer, Isgandarli do të marrë minuta në pjesën e dytë.