Monday, October 14, 2024

Vllaznia dy ditë pushim pas kthimit nga Bosnja. Priten zyrtarizimet e reja përpara nisjes në Belfast

Lexo

Pasi kanë konsumuar paraditen e së hënës një seancë stërvitore të karakterit shkrythës, në orët e mesdites skuadra kuqeblu ka lënë kampingun boshnjak të Medjugorjes për të mbërritur në Shkodër rreth orës 19:00.

E marta dhe e mërkura është lënë pushim nga ana e stafit teknik, për të rifilluar procesin stërvitor të enjten.

Paraditja e së martës në fakt ka qënë e planifikuar që skuadra të kryejë ptocedurat e pajisjes me vize pranë Ambasadës së Mretërisë së Bashkuar për udhëtimin që do të fillim javën e ardhshme drejt Belfastit për ndeshjen e parë të Uefa Europa Konferencë League me skuadrën vendase Lindfield.

Sa i përket merkatos, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se gjatë ditëve të kësaj jave pritet zyrtarizimi i dy-tre emrave të përfolur për tu veshur kuqeblu.

Mes tyre, ai që lakohet më shumë është shkodrani Ardit Krymi, i cili pasi ka mbyllur gjithcka me klubin bjellorus ku u shpall kampion sezonin e kaluar ka vendosur të kthehet në kampionatin shqiptar, ku sic e ka shprehur edhe ai vetë, destinacioni kryesor është skuadra e zemrës, Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img