Tuesday, November 26, 2024

Egnatia zyrtarizon përforcimin e parë për Europën

Lexo

Egnatia nuk humb kohë dhe pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka nisur të përforcojë skuadrën për pjesmarrjen në Europë. Stivën Janku është lojtari i parë që do të veshë fanelën e Egnatias, teksa është prezantuar nga presidenti Demrozi.

Për mbojtësin Janku është interesuar edhe Shkupi, i cili ka veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare. 25-vjeçari u largua nga Bylisi në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Njoftimi zyrtar:

“Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri.

Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League”, ka shkruar Egnatia.

Kujtojmë se për Jankun interesohet edhe Shkupi, por skuadra e  Edlir Tetovës ia doli të fitonte këtë “garë” dhe të siguronte shërbimet e mbrojtësit , i cili ka veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare. 25-vjeçari u largua nga Bylisi në fund të sezonit si lojtar i lirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img