Sunday, May 19, 2024

Xhaferi, orët e fundit për të vendosur emrin e trajnerit të Vllaznisë…

Lexo

Ditën e sotme Teuta ka bërë zyrtare largimin e Edi Martinit nga drejtimi i skuadrës. Albion Marku dhe Ildi Gruda janë larguar gjithashtu zyrtarisht nga skuadra, edhe pse sezonin që sapo u mbyll luajtuën një rol kyc. Pas kësaj lëvizje të Martinit në sfond është Vllaznia, klub me të cilin nuk kanë qenë të pakta kontaktet ditët e fundit.

Vllaznia është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të maqedonasit Goce Sedloski. Gjasat janë që deri të hënën klubi të zyrtarizojë kreun e pankinës, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës për sezonin 2023-2024. Deri më tani kanë dalë në skenë emra si Armando Cungu, Edi Martini, Ardian Nuhiu dhe Thomas Brdariç.

Ardian Nuhiu është një emër i lakuar për stolin e Vllaznisë, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. 44-vjeçari Ardian Nuhiu është prej pak muajsh pa skuadër, ndërsa së fundmi ka qenë në negociata për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img