Saturday, August 23, 2025

Ekipet e Kategorisë së Dytë vazhdojnë garën për “Play-Off”

Lexo

Vora është shpallur kampione e Kategorisë së Dytë, pasi mundi në finale skuadrën e Elbasanit, por akoma nuk janë mbyllur të gjitha llogaritë për këtë sezon. Kanë mbetur edhe dy sfidat e “Play-Off” për të mësuar se cilat janë skuadrat që do të ngjiten në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja Veleçiku-Valbona e Grupit A do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e Vorës. Veleçiku u rendit e dyta në Grupin A të Kategorisë së Dytë, ndërsa Valbona në vendin e tretë.

Në Grupin B, Pogradeci do të përballet me skuadrën e Labërisë. Ky takim është planifikuar të luhet në datën 18 maj në stadiumi “Arena Egnatia” në Rrogozhinë duke nisur nga ora 16:00. Pogradeci është në vendin e dytë të Grupit B në Kategorinë e Dytë, ndërsa Labëria një vend më poshtë.

Fituesi i Grupit A përballet me vendin e 9 të Kategorisë së Parë ndërsa fituesi i Grupit B me vendin e 10.

18 Maj 2023

GRUPI A/ 16:00 Veleçiku – Valbona (Stadiumi i Vorës)

GRUPI B/ 16:00 Pogradeci – Labëria (Arena Egnatia)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img