Friday, April 19, 2024

(Video) Superliga e Moshave-Vllaznia barazon 1-1 me Partizanin, por kryeson në + 5 pikë kampionatin

Lexo

Vllaznia U17-Partizani U17  1-1

(Shënues: Kubazi 59’/Gjeta 53’

Vllaznia U-17: Lekaj, Marashi, Likaj, Kubazi, Ara, Gerbeti, Guri, Sylia, Hajdari, Çelepija.(U aktivizuan: Meta, Smakaj, Kapllanaj). Trajner: Gilman Lika

Partizani U17: Muçaj, Loci, Misja , Manjani, Hidri, Xhetani, Qamili, Bali, Gjeta, Pasho.(U aktivizuan: Marini, Muçaj, Rrenga)

Gjyqtarë: X. Bacaj, E. Burgu, O. Loci, B. Pjetrushi

Kampionati Kombëtar i futbollit për Superligën e moshave U-17 ka përballur sot në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, Vllazninë vendase dhe Partizanin mysafir.  Megjithë përpjekjet e të dy skuadrave, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, 0 me 0. 45 minutëshi i dytë është më i bukur, jo vetëm për dy golat e shënuar por edhe ritmin e kënaqshëm, sidomos nga ana e Vllaznisë.

Partizani kalon i pari në avantazh me anë të Gjetjes në minutën e 53-të, dhe pas 6 minutash është Kubazi që shënon për Vllazninë duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Me këtë rezultat mbyllet e gjithë ndeshja, e  cila falë humbjes së rivalit kryesor Teuta, kuqeblutë e thellojnë edhe më shumë diferencen duke shkuar në plus 5 pikë, diferencë kjo që tre javë përpara përfundimit të kampionatit i jep shanset më të mëdha Vllaznisë për t’u shpallur kampione e Shqipërisë.

Pas javës së 24-tërt, tabelën e klasifikimit e kryeson Vllaznia me 34 pikë e ndjekur nga Teuta me 29 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U17-Partizani U17 e mbyllur në barazim 1 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img