Sunday, December 22, 2024

(Intervista) “Niveli i kampionatit ka pasur rënie këtë vit”, ish-kapiteni Lika: Vllaznia i merr pikë Tiranës, ja si mund ta kapë “Final 4”

Lexo

Kapiten te Vllaznia, por edhe tek Tirana. Gilman Lika është një rast i veçantë për dy klubet legjendare të futbollit shqiptar në 15 vitet e fundit, pasi ka shkëlqyer me të dyja fanellat dhe mbi të gjitha ka fituar trofe.

Ish-mesfushori është tashmë trajner në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në prag të “klasikes”, Tirana-Vllaznia, që do të luhet të dielën në kryeqytet, foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Lika mendon se me dy tre afrime cilësore në janar, shkodranët do të jenë në katërshen që do të luftojë në fund për titullin kampion. 36-vjeçari mendon se niveli i kampionatit ka pësuar rënie këtë sezon, ndërsa përshëndet aktivizimin e lojtarëve të rinj te Vllaznia, ku ai vetë ka drejtuar me sukses ekipin U-17 një vit më parë.

Gilman, jeni rikthyer në Shqipër për të vijuar kursin. Si ka qënë kjo periudhë për ju dhe sa e keni ndjekur kampionatin shqiptar?

Siç e dini, prej disa muajsh jam zhvendosur në Arabi, ku po punoj në një akademi në Abu Dabi. Kohët e fundit jamë duke kryer edhe kursin e kualifikimit në FSHF për të marrë liçencen më të lartë t trajnerit UEFA  Pro. Natyrisht, edhe pse jam larg Shqipërisë fizikisht, e kam ndjekur Superiores dhe sigurisht të gjitha ndeshjet e Vllaznisë.

Si ju është dukur Vllaznia së fundmi, në një kohë që ka pasur edhe ndryshime në staf pas largimit të Migen Memellit dhe afrimit të Qatip Osmanit?

Mendoj se kjo lëvizje ka pasur një reagim për mirë nga ana e ekipit, të paktën në këto takimet e fundit. Me atë që shikoj nga jashtë, është krijuar një atmosferë e mirë, edhe lojtarët po mundohen të japin maksimumin. Gjethësesi, për të qënë i sinqertë, pritet shumë më tepër nga skuadra në vazhdimësinë e kampionatit. Shpresoj, që rezultatet pozitive të vazhdojnë.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të këtij viti, teksa Vllaznia luan me Tiranën në transfertë dhe më pas ndaj Skënderbeut në Shkodër. Çfarë prisni nga këto ndeshje?

Personalisht do të isha i kënaqur me katër pikë në dy ndeshjet e fundit. Me Tiranën është një ndeshje e vështirë, por duke qënë “klasike” motivimi vjen natyrshëm. Ky është një motiv plus për çdo lojtar.

Sa shanse kanë shkodranët të fitojnë në kryeqytet?

Pres një duel të fortë, pasi Tirana ka lojtarë cilësorë, edhe pse ata nuk po japin më të mirën e tyre deri më tani. Megjithatë, unë besoj se Vllaznia nuk do të dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Në janar duhet të ndërhyjë klubi në merkato apo mendoni që stafi do të besojë te grupi aktual?

Mendoj që duhet të ndërhyjë në merkato. I duhen disa përforcime serioze. Nuk i duhet sasi, por cilësi në afrimet që mund të bëhen. Po të bëjmë 2-3 afrime cilësore, mendoj se do të jenë në katërshe.

Duke pasur parasysh edhe formulën e re për ekipin që shpallet kampion në fund, e shihni një kampionat më të fortë apo në rënie?

Në opinionin tim, niveli i kampionatit këtë vit ka pasur rënie.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img