Saturday, July 27, 2024

Liga e Konferencës-Ballkani përfundon rrugëtimin në Evropë

Lexo

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani e ka përfunduar rrugëtimin evropian pas eliminimit nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit C, portokallezinjtë nga Suhareka pësuan humbje kundër Dinamos në Zagreb, me rezultat 3:0, duke përfunduar kësisoj në pozitën e fundit në grup.

Ky ishte viti i dytë rresht që Ballkani ka qenë pjesë e fazës së grupeve në këtë garë të UEFA-s. Në gjashtë ndeshjet e kësaj faze, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja regjistroi një fitore, një barazim dhe katër humbje.

Në duelin e fundit, ndonëse u mbajtën mirë deri në minutën e 70-të, futbollistët e Ballkanit pësuan humbje të thellë. Dinamo e zhbllokoi rezultatin në momentet më të mira të Ballkanit. Dino Periq (70’) dhe Bruno Petkoviq (72’, 77’-pen) shënuan për fitoren e Dinamos, që kësisoj u hakmor për humbjen e pësuar në “Fadil Vokrri” (2:0).

Me këtë fitore skuadra kroate e siguroi vendin e dytë në grup dhe kalimin në fazën nokaut bashkë me skuadrën çeke, Viktoria Plzen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img