Monday, April 29, 2024

Ekskluzive-(Video) Dëmtohet tabela e koshit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ndërpritet ndeshja e të rinjëve, Vllaznia-Dinamo. Rrezikohet superndeshja e Superligës së basket meshkuj, Vllaznia-Tirana

Lexo

Diçka e pazakontmë ka ndodhur sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Gjatë ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të basketbollit për të rinjë, Vllaznia-Dinamo është dëmtuar njëri  nga koshat e fushës së lojës.

Më saktësisht, duhet thënë se është dëmtuar tabela prej xhami ku mbështetet koshi metalik. Një gjë e tillë ka ndodhur në përfundim të një aksioni që skuadra mike ka përfunduar në zonën e Vllaznisë, ku njëri prej basketbollistëve miq, aksionin e ka përfunduar duke u varur në rrethin e koshit metalik, por rasti në fjalë është shoqëruar me dëmtimin e tabelës prej xhami të trashë që është i vendosur mbi kosh.

Kësisoj, ka ardhur në moment shpërmbërja e tabelës duke u grimcuar e gjitha në parket, ku fatmirësisht, basketbollisti mik ka shpëtuar për mrekulli pa marrë dëmtime fizike.

Ndeshja është ndërprerë në vend, ndërkohë që përgjegjësi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” Astrit Zaganjori është angazhuar menjëherë duke marrë masat për riparimin e koshit të dëmtuar.

Veriu Sport, ishte prezent, vetëm pak sekonda pas dëmtimit të koshit dhe arriti të filmojë momentet e pastrimit të xhamit të dëmtuar, ndërkohë që në mjediset e pallatit janë shfaqur menjëherë trajneri i Vllaznisë në basket meshkuj Damian Bekteshi si dhe presidenti Sokol Dibra, të cilët janë shfaqur të shqetësuar për rrezikimin e ndeshjes së Superligës, Vllaznia-Tirana, takim i planifikuar të luhet mbrëmjen e së dielës në këtë pallat sporti.

Për situatën në fjalë, përgjegjësi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, Astrit Zaganjori”, ka njoftuar menjëherë kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku sipas zotit Zaganjori, kryebashkiaku ka angazhuar menjëherë vartësit e tij në zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi.

“Gjendja është kjo që ju shikoni. Ndeshja e Kampionatit të Basketbollit për të rinjë, Vllaznia-Dinamo, u ndërpre, por për ndeshjen e Superligës së basketbollit meshkuj që do të luhet, të dielën, ora 18:00, besoj se gjendja do të normalizohet. Një gjë të tillë, ma garantoi edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci, i cili pasi ka kontaktuar me Federatën Shqiptare të Basketbollit, si dhe firmën përkatëse që merret me riparimin e tabelës në fjalë, ka nisur menjeherë automjetin dhe personat përgjegjës drejt Tiranës për të tërhequr bazën materiale, dhe së bashkë me specialistët përkatës që pritet të vijnë nga Tirana, të bëjnë montimin e duhur, në mënyrë gjithçka të jetë gati për superndeshjen e së dielës, Vllaznia-Tirana”, pohoi për Veriu Sport-përgjegjësi i pallatit të sportit Astrit Zaganjori.

(Video) Pamje nga dëmtimi i tabelës së koshit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img