Saturday, November 23, 2024

Eksperimenti “Latifi” del me sukses. Luajti në majë të sulmit dhe mori vlerësime shumë pozitive

Lexo

Liridon Latifin, djaloshin simpatik nga Prishtina, vazhdimisht jemi mësuar ta shikojmë si msfushor anësor, apo edhe sulmues po në anësore, rol, siç thotë edhe ai vetë i pëlqen më shumë. Por, sot, në përballjen me Kastriotin në tranfertë, tekniku Brdariç I kërkoi të luante në majë të sulmit kuqeblu. Dhe, eksperimenti doli me sukses, sepse Latifi shkopi shumë mirë gjatë loëjs, madje I dha fitores Vllaznisë me atë gol të shënuar nga pika e penalltisë.

“Një ndeshje shumë e vështirë, në një fushë të rënduar dhe me një Kastriot të përforcuar. Është e rëndësishme të vazhdojmë përpara. Ne po punojmë që të arrijmë të finalizojmë sa më shumë dhe që të jemi më konkret në pasim dhe gjuajtjet e fundit. Sa do ta arrijmë të shikojmë në vazhdim.  Sot kam luajtur si sulmues. Unë ndihem më mirë në anësore, por trajneri vendosi të isha në majë të sulmit. Doli pozitive kjo lëvizje. Ne duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Tirana është shkëputur pak. Duhet të jemi më konkret në finalizim dhe t’ia arrijmë qëllimit. Të them të drejtën më mirë shkon që Kukësi të fitojë, për neve, barazimi ishte më mirë. Kush është më i miri le të fitojë, ne duhet të shikojmë punën tonë”, u shpreh Liridon Latifi.”, u shpreh në prononcimin e dhënë për Supersport menjëherë pas ndeshjes, Latifi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img