Ka përfunduar takimi i Superiores në Korçë ku Elbasani e ka mbyllur vitin me një fitore. duke mundur Skënderbeun me rezultat 0-2. Një gol u shënua vetëm sot, edhe pse rastet nuk munguan.
Ishte një takim me 2 anë. Pjesa e parë mund të themi që u dominua nga korçarët, ku Bismark ishte kryesori me raste. Po ashtu dhe Rashica dha sinjale pozitive.
Në të dytën, ishte Elbasani më i vendosur për të arritur fitoren, teksa bllokoi ofensivën e Skënderbeut dhe u mundua të godiste, derisa gjeti momentin e duhur. ‘Heroi’ i elbasanasve ishte Arsen Lleshi që gjeti golin e katërt sezonal. Më pas, verdheblutë administruan mirë lojën dhe në fund tundën përsëri rrjetën me Ze Gomesh nga korneri dhe vulosi 3 pikët vetë pak pasi kishte hyrë në fushë.
Kështu Gvozdenovic mori hak dhe Elbasani merr 3 pikë, ndërsa për Skënderbeun, vazhdon periudha e errët dhe shtohet edhe më shumë rreziku i rënies në Kategorinë e Parë.