Elbasani e mbyll vitin me fitore, Gvozdenoviç merr 3 pikët e para si trajner i verdhebluve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka përfunduar takimi i Superiores në Korçë ku Elbasani e ka mbyllur vitin me një fitore. duke mundur Skënderbeun me rezultat 0-2. Një gol u shënua vetëm sot, edhe pse rastet nuk munguan.

Ishte një takim me 2 anë. Pjesa e parë mund të themi që u dominua nga korçarët, ku Bismark ishte kryesori me raste. Po ashtu dhe Rashica dha sinjale pozitive.

Në të dytën, ishte Elbasani më i vendosur për të arritur fitoren, teksa bllokoi ofensivën e Skënderbeut dhe u mundua të godiste, derisa gjeti momentin e duhur. ‘Heroi’ i elbasanasve ishte Arsen Lleshi që gjeti golin e katërt sezonal.  Më pas, verdheblutë administruan mirë lojën dhe në fund tundën përsëri rrjetën me Ze Gomesh nga korneri dhe vulosi 3 pikët vetë pak pasi kishte hyrë në fushë.

Kështu Gvozdenovic mori hak dhe Elbasani merr 3 pikë, ndërsa për Skënderbeun, vazhdon periudha e errët dhe shtohet edhe më shumë rreziku i rënies në Kategorinë e Parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë brenda 3 ditëve në “Air Albania”. Pas Izraelit e mund edhe Luksemburgu 0-1

Shqipëri-Luksemburg  0-1(Shënues: Danel Sinani 8’) Kartonë të verdhë:Asllani 32',Laçi 36',Pajaziti 93'/Duarte 5',Korac 36',Bohnert 87' Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46'),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46'),Asllani(Pajaziti 63'),Laçi(Shpendi 46'),Bajrami(Seferi 46'),Hoxha(Broja 63'),Uzuni(Daku...
- Advertisement -spot_img