Elbasani ka fituar pa probleme përballë Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, të besuarit e Nevil Dedes triumfuan me rezultatin 3-1. Golat për verdheblutë u shënuan nga Greca që tundi rrjetën e krutanëve dy herë dhe Edon Hasani. Në krahun tjetër, golin e vetëm për skuadrën e Kastriotit e shënoi Da Silva.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Bylis i vendit të parë. Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.