Tuesday, May 21, 2024

Edi Rama i dorëzon trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, dekoratën “Shqiponja e Artë”

Lexo

Numri një i qeverisë, Edi Rama i dorëzoi trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, dekoratën “Shqiponja e Artë”. Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në ditën Arbëreshe, Rama vlerëson në maksimum teknikun e kuqezinjve, ndërkohë që ka edhe batuta.

Rama, ndërsa po i jepte “Shqiponjën e Artë”, iu drejtua Silvinojës duke i thënë: “Kjo është një shpinojnë e destinuar për të gjithë shqiptarët specialë, jo specialë sepse të gjithë shqiptarët janë specialë, por për shqiptarët që janë më shumë specialë sesa specialët. Ti je i pari joshqiptar që po e merr Shqiponjën e Artë, por jo për çfarë ke bërë, por sepse je një shqiptarë që po lind.Me shqiponjën e Artë të njoftoj se shumë shpejt, do të duhet të pranosh nënshtetësinë shqiptare”.

Silvinjo nga ana tjetër e falënderoi Ramën, duke thënë: “Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve. Marr këtë çmim dhe për mua është një nder i madh“.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img