Friday, May 3, 2024

Elbasani, fitore me “zemër në dorë”. Gol në shtesë dhe bashkëkryesim i kampionatit me Bylisin

Lexo

Elbasani-Apolonia  3-2

(Shënues: Karakaçi 18′,  Kasa 63′, 90’+6’/ Trifoni 4′, 5′ Maksuti)

AF Elbasani: Kuka, Pere, Telushi, Kasa, Hoxhaj, Ivan, Karakaçi, Hasani, Greca, Lleshi, Flores. Trajner: Nevil Dede

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Hebeja, Orelesi, Shanaj, Bejzade,  Maksuti, Trifoni, Umeiego. Trajner: Jeraj Rodriges

Elbasani duket se ia ka marrë dorën shtesës. Në harkun kohor të katër javëve kampionatfiton për të dytën herë në shtesë. Një gjë të tillë e bëri edhe me Vorën më herët dhe tashmë edhe ndaj Apolonisë.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” nisi në mënyrën më të keqe për elbasanasit e drejtuar nga Nevil Dede. Një gafë të portierit Kuka i dha mundësi sulmuesit fierak Trifoni të kalojë në avantazh Apoloninë. Pa u shuar mirë entuziasmi i golit të parë, fierakët e drejtuar nga Jeraj Rodriges gjejnë edhe golin e dytë pas 60 sekondash lojë, këtë radhë me anë të Maksutit i cili dyfishoi shifrat.

Vendasit të mbështetur edhe nga tifozëria vendase nuk dorëzohen dhe reagojnë duke shkurtuar diferencën falë një penalltie të shënuar nga shkodrani Abaz Karakaçi, me fraksionin e parë të lojës që u mbyll me sulme të njëpasnjëshme të ekipit të Elbasanit por që pjesa e parë mbyllet 1 me 2 për miqtë nga Fieri.

45 minutat e dyta të lojë janë edhe më të bukuara, pasi emocionet janë pa fund. Skuadra vendase kërkont me çdo kusht golin dhe me miqtë që mbroheshin e kundërsulmonin. Kasa ishte ai i cili barazoi shifrat me një gjuajtje mjeshtërore në minutën e 63-të të sfidës, por kjo nuk ndali sulmet e ekipit vendas.

Kulminacioni i kësaj ndeshje ishte rezervuar në minutat shtesë kur kur ishte përsëri Kasa ai i cili çoi në rrjetë topin pas një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të befasishme nga vendasit. Kaq mjaftoi për t’u dhënë këtyre të fundit 3 pikët dhe për t’i çuar në kreun e renditjes së kampionatit që i sheh ata si pretendentët kryesorë për ngjitjen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img