Monday, November 25, 2024

Eleminatoret e Europianit U-21/Shqipëria humbet në Angli 3-0

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-21 ka luajtur të martën në mbrëmje në Angli ndeshjen e radhës në eliminatoret e Kampionatit Evropian të Grupit G për këtë grup-moshë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi u mundën me rezultatin 3-0 nga një skuadër si Anglia e mbushur plot me yje të rinj të futbollit anglez, dhe një nga më të mirat në Europë.

Shqipëria U-21 e nisi sfidën e luajtur në stadiumin Proact të Çesterfilldit me këtë formacion: Puja, Marku, Selmani, A. Bajrami, Mitaj, Kraja, Çelhaka, Ismajlgeci, Dobra, Muçi, Rrapaj. Ndonëse Anglia e nis mirë lojën dhe ishte e rrezikshme qysh në fillim, por kuqezinjtë arrijnë ruajnë baraspeshën deri në minutën e 45-të, kur ishullorët kalojnë në avantazh me anë të sulmuesit Balogun.

Me nisjen e pjesës së dytë Kombëtarja përpiqet të reagojë, por pa sukses teksa Bushi bën zëvendësimet e para duke hedhur në fushë Karricën dhe Carën në vend të Ismajlgecit dhe Rrapajt. Sakaq, Anglia shënon edhe golin e dytë në minutën e 66-të me të njëjtin autor, Balogun, teksa duke shfrytëzuar momentin e mirë vendasit arrijnë të realizojnë edhe golin e tretë në minutën e 77-të me anë të Archer.

Tekniku shqiptar bën edhe disa zëvendësime të tjera ndërkohë dhe në lojë hyjnë Toçi, Syla dhe Bebeziqi, ndërkohë që në minutën e 79-të Shqipëria mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Dobrës.

Deri në fund rezultati mbetet i pandryshuar dhe Shqipëria U-21 mundet 3-0 nga Anglia U-21.

Tashmë kuqezinjtë kanë në program edhe ndeshjen tjetër teksa më 13 qershor do të përballen me Kosovën U-21 në stadiumin “Elbasan Arena”, me sfidën që nis në ora 19:30.

Kjo është edhe ndeshja e fundit e këtyre eliminatoreve, ku Shqipëria ishte pjesë e Grupit G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img