Bate Borisov-Partizani 2-0(Shënues: Malkeviç 71’, Shestiuk 90+12’)
Borisov:Kudravec,Necaev,Kadarkeviç,Bane,Jimoh,Gromiko,Boçerov,Greçiko(Islamoviç),Malkeviç(Shestjuk),Antilevski(Podstrelov),Koncevoj(Vasileviç). Trajner:Kiril Alshevski
Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Sembene,Atanaskoski,Murataj,Mehmeti(Bilali),Rrapaj(Keko),Da Silva(Gueie),Mba(Mensah),Cara(Grezda). Trajner:Zoran Zekiç
Arbitra:Kevin Klanci,David Mc Gaish,Xhonatan Bell,David Munro(Skoci) Var:Donald Robertson(Skoci) Avar:David Rum(Skoci) Delegat:Targo Kaldoja(Estoni) Vezhgues:Shmuel Steif(Izrael)
Mes dominimit zoterimit te topit dhe shume rasteve te shperdoruara Partizani gjen epilogun e rrugetimit ne Champions League perballe BATE Borisov.
Bjelloruset qe konsideroheshin si nje kundershtar i kalueshem surprizuan te kuqte me triumfin 2-0 duke i ndeshkuar me dy rastet e vetme te rrezikshme te krijuara ne pjesen e dyte dhe duke siguruar keshtu kalimin ne turin e dyte te Liges se Kampioneve.
Partizani e nisi me shume iniciative pjesen e pare dhe rastin e pare te rrezikshem e prodhoi qe ne minuten e 12′ kur Kristian Mba goditi bukur me koke por portieri i Bates e devijoi topin ne menyre shpetimtare ne kendore.
Vetem nje minute me pas pas krosit nga goditja kendore Mba goditi serish por serish i pafat teksa goditja shkoi jashte. Ne minuten e 31′ tentoi Valentino Murataj nga nje kend shume i veshtire por perseri Kudravec reagoi mjaft mire.
Demat e Kuq ishin perseri mjaft kerkues edhe ne te dyten teksa ne te 52′ Murataj shperdoroi nje mundesi te pafalshme brenda zones. Partizani vijoi te mbetej ne porten e Bates dhe efikasitetin dhe pragmatizmin qe nuk e treguan te besuarit e Zoran Zekiç e shfaqen lojtaret e BATE Borisov qe shfrytezuan ne maksimum rastin e tyre te pare te rrezikshem.
Zbritje e shpejte e Bates dhe pas krosimit nga e majta Malkeviç ishte ne vendin e duhur dhe ne momentin e duhur per te shenuar me koke. Pas pesimit te ketij goli Partizani mori nje goditje psikologjike dhe e pati te veshtire te reagonte duke shfaqur shenja nxitimi dhe nervozizmi para portes.
Ne fund u akorduan 10 minuta shtese dhe te kuqte i shkuan shume prane barazimit me Soten ne minuten e dyte te shteses. Gjithsesi fati i buzeqeshi perseri bjelloruseve ne minuten e fundit te shteses qe realizuan me Shestjuk, duke i dhene goditjen finale Partizanit.
Te kuqte e mbyllin me deshperim te thelle rrugetimin ne Champions League dhe tanime do ta vijojne rrugetimin ne Europe ne Ligen e Konferences ku do te luajne ndaj skuadres nga Andorra te Inter D’Escaldes.
Fatos LAMAJ