Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç, pas ndeshjes me Astanen ku pas baraziumit 1-1 u eliminua nga Liga e Konferencës
“Të gjithë jemi të zhgënjyer, situata në dhomat e zhveshjes momentalisht nuk është aspak e mirë, por ky është futbolli. Ishte një shkatërrim për ne. Folëm në pushim të ndeshjes, që të luanim me përqëndrim, si në pjesën e parë. Por ne humbëm në rastin e parë, e pësuam”.
“Besuam deri në fund, aktivizuam Kekon dhe Prekën në sulm, që të shfrytëzonim krosimet, kishim 2-3 mundësi, por nuk arritëm të shënonim. Nuk ka alibi, por mungonin 5 apo 6 lojtarë, nuk është e lehtë. Nuk kam shumë dëshirë të flas për gjyqtarët, por na dha karton pas pak minutash, Atanaskoski luajti gjithë ndeshjen me të verdhë. Edhe në momentin e Rrapajt, ndoshta mund të jem subjektiv, por për mua ishte penallti, nuk e kuptoj përse VAR nuk ndërhyri”.
“E lexuam mirë ndeshjen, Astana luajti me topa të gjatë, u thashë lojtarëve që të mbyllnin Tomasov. Bëmë një gabim, të dytin dhe më pas ishim nervozë. Padyshim që nuk jam i lumtur sot, na duhet të kemi më shumë eksperiencë, duhet të punojmë. Tani duhet të mendojmë për kampionatin. Mendërisht dhe fizikisht është e vështirë, por duhet të mendojmë. Ka dy apo tri skuadra të mira, nuk duhet të humbasim pikë”.