Fitore në ndeshjen e parë 2 me 0 dhe fitore me të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen e kthimti 2-0, Dinamo sfidon Tiranën duke u kualifikuar në turin gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në baqllaafqimin e mbrëmjes së sotme tyë luajtur në “Air Albania”, është Neziri që shënoi i pari në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar një pasim nga mesfusha dhe duke dërguar topin në rrjetë për 1-0.
Pjesa e parë mbyllet ne avantazhin e bluve 1-0, ndërkohë që edhe dyta ka rezervuar edhe një gol tjetër për Dinamon. Është Guindo që në minutën e 53-të shfrytëzoi një pasim perfekt nga Berisha dhe vulosi rezultatin 2-0, duke i dhënë fund çdo shprese të Tiranës.
Me këtë fitore, Dinamo konfirmon vendin mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë dhe përgatitet për sfidën gjysmëfinale, duke treguar se mbetet një nga pretendentet kryesore për trofeun.


