Ora 20.45 e mbrëmjes së sotme e përballë kombëtaren tonë kuqezi me Poloninë, takim i vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Për trajnerin e kombëtares shqiptare, Eduardo Reja, kuqezinjtë janë të motivuar të japin më të mirën e tyre në fushën e lojës me objektiv për të marrë një rezultat pozitiv.
“E dimë që ndeshja nuk është e lehtë. Edhe si traditë, kjo është një skuadër e cila nuk mundet në shtëpi prej 7 vitesh, ndaj nuk është e lehtë se ka vlera. Duhet të bëjmë ndeshje të kujdesshme, por pa harruar fazën sulmuese, duhet bërë presing në fazën sulmuese, nëse duam t’i krijojmë probleme. Nuk duhet të gabojmë asgjë se me lojtarët që ka përpara, duhet të ndërtojmë një barrierë dhe t’u japim sa më pak mundësi që të arrijnë në konkluzion.”, tha Reja është shprehur Reja në prag të kësaj ndeshjeje.
Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, konsiderohet pika më e fortë për kombëtaren polake, për të cilin Reja, thotë: “Qartësisht duhet të jemi të organizuar se për Levandovskin duhet të jesh i kujdësshëm, sidomos në zonë, se ka kohë të jashtëzakonshme ndërhyrjeje. Një mbrojtës e sheh, kthen kokën e pastaj jo më se është i jashtëzakonshëm, duhet të jesh i organizuar që të jetë mundësia e një lojtari të dytë. E njohim këtë situatë dhe do të mundohemi të evitojmë në çdo mundëisi ti hapësira këtij lojatri që zakonisht nuk gabion kurrë, uroj të mos ketë atë rendiment si në klub. Ndoshta në kombëtare mund të ketë ato vështirësi, por është lojtar i cili të fut frikën pasi ka aftësi të jashtëzakonshme.”
Shqipëria mban vendin e 3-të në renditje, me dy pikë më tepër sesa Polonia, dhe italiani i stolit kuqezi beson fort tek shanset e Shqipërisë për kualifikim në një grup të vështirë.
“Kur luhet, mendohet gjithmonë të bëhet më e mira. Ne nuk kemi ardhur këtu për të humbur ndeshjen. Kemi ardhur këtu fillimisht për të patur një rendiment të mirë se skuadra duhet të jetë në 100% pasi duhen këmbët për të përballuar këtë ekip. Ne jemi mjaft të vendosur dhe të bindur që kur nis grupi kualifikues. Kemi thënë që shkojmë kudo dhe luajmë shanset tona, konsideratë për këdo, por frikë nga askush. Kjo duhet të jetë moto jonë, dhe të besojmë te mundësitë që kemi, të cilat janë mundësi të rëndësishme.”, tha Reja.
Në deklaratën e tij për mediat, Reja vlerësoi homologun e tij, Paulo Souza. “Me Souzën kam një raport, edhe pse nuk jemi miq, kam një raport të rëndësishëm vlerësimi. E di që ai ndoshta në aspektin e Europianit nuk është se ka bërë shumë mirë. Por e di që është e vështirë të hysh në një kombëtare se nuk është si me punën në javë apo në klub që punon gjithmonë. Shpresoj që të gjejë zgjidhjen e duhur, por uroj që ta gjejë pas ndeshjes tonë, pasi e di se do të jetë shumë e vështirë. Por ne po bëjmë një organizim të mirë, në fazën mbrojtëse. Sigurisht nuk do të bëjmë ndeshje mbrojtëse, përveçse kur Polonia të na sulmojë vazhdimisht. Por kemi armë të rëndësishme para. Nëse na lënë hapësira mund të dëmtojmë kundërshtarin. Sidomos nuk duhet ti presim në kufij të zonës, duhet ti vëmë në vështirësi në mesfushë e para, aty duhet të bëjmë një ndeshje të madhe.”, u shpreh Reja.
Ndeshja, Poloni-Shqipëri do të luhet në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës, në një impiant modern që pret vetëm ndeshjet e kombëtares polake, ku parashikohen të jenë rreth 30 mijë tifozë, në mbi 50% të kapacitetit të stadiumit.