Friday, May 17, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare, një nga figurat e spikatura të futbollit gjirokastrit, Mustafa Hysi

Lexo

Futbolli shqiptar dhe posaçërisht ai gjirokastrit ka marrë një lajm shumë të keq. Është ndarë përpara kohe nga jeta në moshën 58 vjeçare nga figurat më të spikatura të futbollit të qytetit të gurtë, Mustafa Hysi. Nga sa bëhet e ditur, ndjeri ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak që e ka goditur papritmas ditën e sotme.

Me vdekjen e Mustafa Hysit, i spikatur si ish futbollistit gjirokastrit të viteve 80-të, humbi trajnerin e përkushtuar të disa brezave të klubit Luftëtari, përfshirë edhe ekipin e parë të Kategorisë Superiore, por edhe të Kategorisë szë Parë, me të cilin u shpall kampion kombëtar.

Kohët e fundit, Mustafa Hysi ishte në detyrën e administratorit të AF Luftëtari, me të cilin kishte programuar projekte ambicioze për ta kthyer futbollin gjirokastrit në eletë.

Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet e rastit familjes “Hysi” për humbjen e njeriut të tyre të afërt, si dhe AF Luftëtari, për humbjen e një prej figurave më të spikatura në vite të futbollit gjirokastrit.

- Advertisement -spot_img

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img