Saturday, November 23, 2024

Eliminatoret EURO 2021- Kombëtarja e femrave grumbullohet në Shkodër

Lexo

Kombëtarja e femrave në futboll do të luajë të premten e 27 nëntorit ndeshjen e radhës eliminatore të EURO 2021 duke pasur përballë kombëtaren e Qipros. Sfida në fjalë, e vlefshme për Grupin E është planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në orën 14.00. Në prag të kësaj ndeshje, e parafundit në këto eleminatore, ndërkohë që e fundit do të jetë tre ditë më pasë në transfertë me Portugalinë, kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Armir Grima është grumbulluar në kompleksin turistiko-sportiv Gardenland Resort, Barbullush Shkodër. 21 futbollistet e grumbulluara për këtë sfide të rëndësishme ndërkombëtare kanë nisur menjëherë përgatitjet në fushën sportive të këtij kompleksi, aty ku sterviten edhe ekipet e Klubit të Futbollit Murlani. Në kampin kuqezi janë optimiste për ta kaluar me sukses këtë ndeshje me objektivin e fitores tre pikëshe. Një gjë të tillë konfirmon edhe vete tekniku Grima duke qënë i mendimit se janë mundësitë dhe kapacitetet për ta fituar këtë përballje.

Sipas shkodranit Grima që drejton kombëtaren kuqezi, situate e  Covid 19 ka dhënë ndikimet e veta negative në lidhje me pamundësinë e grumbullimit të disa futbollisteve. Ndërkohë, sa i përket ecurisë së kombëtares gjatë këtyre eleminatoreve, Grima shprehet se paraqitja ka qënë e mirë. “Unë mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë. Nuk mund të them shumë të mirë, por të mirë, të kënaqshme. Kemi paraqitur futboll stabil, nuk jemi më ai ekipi që kemi luhatje nga më të ndryshmet. Jemi një ekip stabil, japim lojëra të mira, jemi munduar të marrim rezultate të mira dhe besoj që edhe për tifozët ka qenë një ekip simpatik dhe i bukur për t’u parë në fushë. Çdo fitore në këto momente për futbollin e femrave është shumë, sepse nuk është vetëm pjesa që ne duhet të kualifikohemi. Ne duhet t’i ngjisim shkallët avash-avash për të shkuar tek ai pretendim. Por në këto momente që është futbolli i femrave në Shqipëri, besoj që çdo fitore është shumë, për çdo vajzë që luan futboll. Moralisht është shumë e mirë, por normalisht edhe pikët janë shumë të mira sepse na ngjisin që vitin tjetër të kemi edhe një vend më shumë në kualifikim”.

Gaspër MARKU


- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img