Dëmtimi i Manuel Laxarit ka kushtëzuar Lacion sa i përket të ardhmes së Hysajt. Sipas “Corriere dello Sport” shkodrani mund të mos largohet gjatë merkatos së janarit pasi Baroni nuk në dispozicion shumë opsione për atë pjesë të fushës.
Dëmtimi në gju do të mbajë Laxarin gati një muaj larg fushave dhe Hysaj mund të kthehet në një lojtar kyç për Lacion, e cila ka nevojë për një zëvendësues për Marusiç.