Wednesday, October 30, 2024

Emocionet e Bonuçit për golin e finales dhe ironia ndaj anglezëve

Lexo

“Jemi një legjendë dhe unë jam i lumtur që shënova këtë gol historik. E ndienim që në ditën e parë të grumbullimit në Sardenjë se brenda këtij grupi kishte diçka magjike, por asnjëherë nuk shkuam përtej kësaj, pasi çdo centimetër duhet të fitonim në fushë, jo si disa të tjerë”.

Ishin këto fjalët e para të Leonardo Bonuçit pas fitores në Londër, ku dallohet qartë thumbimi ndaj të zotëve të shtëpisë, të cilët në fund u larguan mes lotëve nga “Ëembley”. Autori i golit të barazimit për Italinë më pas nuk u ndal një sekondë me postimin e vazhdueshëm të videove, jo vetëm përpara kamerave në stadiume, por edhe “story”-ve live në “Instagram”, ku vazhdonte të këndonte “I’ts coming Rome”.

Gjithsesi, as kjo nuk mjaftoi, pasi thumbimi vazhdoi edhe mëngjesin e djeshëm, në hotelin që kishin zgjedhur për t’u akomoduar në Romë, pas rikthimit nga Londra, teksa në rrjetet sociale të mbrojtësit juventin postohej fotoja e tij duke konsumuar mëngjesin përkrah trofeut të Europianit.

“Hani më shumë pastashuta anglezë, se ju bën mirë”, lexohet në buzët e Bonuçit teksa flet me disa prej shokëve të tij përreth tavolinës, një tjetër ironi kjo drejtuar anglezëve, ndërsa përpara se të niseshin drejt pallatit presidencial, heroi i Londrës vazhdoi që të shtynte gishtin thellë në plagën e “Tre Luanëve” dhe kujtdo prej anglezëve të lënduar pas dështimit të madh:

“Emocioni më i bukur i finales së djeshme (të së dielës) është kur pashë 58 mijë anglezë që u larguan menjëherë pas penalltive. Pasi na dërrmuan me vërshëllima e ofendime gjatë gjithë ndeshjes, ishte fantastike t’i shihje se sa nxitonin për të lënë shkallët e ‘Ëembley’-t, duke mos pritur as ceremoninë e medaljeve të atyre për të cilët bënin tifozllëk.

Këtë imazh do ta mbaj gjithmonë me vete, ashtu sikurse imazhin e atyre pak italianëve që lejuan në stadium, të cilët vazhduan të bëjnë festë edhe disa orë, pasi ndeshja kishte mbaruar së bashku me ne që dilnim t’i përshëndesnim”, deklaroi Bonuçi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img