Saturday, July 27, 2024

Durrsakët humbin edhe ndeshjen e dytë dhe eleminohen në turin e parë të Ligës së Kampioneve

Lexo

Durrsakët janë mundur 1-0 në ndeshjen e kthimit përballë Sherif Tiraspol të luajtur në “Sherif Arena”

Teuta është dorëzuar në turin e parë të Ligës së Kampioneve me dy humbje të pësuara përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol. Durrsakët, që humbën ndeshjen e parë në “Niko Dovama” me rezultatin 4-0, kanë marrë një tjetër goditje sot, kësaj radhe me shifra minimale: 1-0 në “Sherif Arena”.

Kampionët e Moldavisë, që në minutën e 6-të arritën të kalojnë në avantazh me anë të Adama Traore, i cili arriti të gjejë rrugën e rrjetës me një goditje fluturimthi. Vendasit ishin në administrim të lojës gjatë gjithë kohës, por nuk arritën të shënonim më shumë, kjo dhe për meritë të skuadrës durrsake, e cila u tregua mjaft e kujdesshme për të mos pësuar goleadë.

Aventura në Ligën e Kampioneve mbyllet këtu, tani Teuta duhet të mendojë për Ligën e Konferencës dhe turin e dytë të saj ku e prêt një kundërshtar i lehtë si Inter Club d’Eskaldes, kampione e Andorrës.

Inter Club d’Eskaldes ka marrë pjesë në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve ku është eliminuar nga Prishtina.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img