Nuk ka shumë kohë që është vënë në krye të volejbollit shkodran të femrave, por në harkun kohur të më shumë se një muaji, presidenti Floria Zekja ka bërë më të mirën e mundshme për të ndërtuar një skuadër cilësore.
Plotësimi i kushteve optimale për stervitje, përzgjedhja e stafit si dhe e sportisteve duke bërë edhe merkato jashtë Shkodre, por më së shumti edhe qëndrimi non stop pranë skuadrës gjatë të gjithë kësaj kohe, kanë bërë që Zekja të përjetojë emocione të shumta për misionin që ka marrë përsipër.
Por, krahas të tjerave, ndeshja e sotme për Kupën e Federatës, mes Partizanit dhe Vllaznisë që luhet në kryeqytet, e para ë që ai do të pwrjetojw në tribunë si president i Vllaznisë, ia kanë shtuar edhe më shumë emocionet.
Një gjë të tillë ai e pasqyron edhe përmes mesazhit moralizuas ndaj skuadrws sw tii të publikuar në rrjetet sociale duke informuar miqtë e tij të FB-kut për ngjarjen e sotme sportive që do të jetë mbrëmjen e sotme duke filluar nga 19.00.
“Të dashur miq të FB !
Sot në orën 19.00 në Pallatin e Sportit të Farkës luhet ndeshja e Volejbollit për të Rritura ndërmjet
PARTIZANI – VLLAZNIA. Me këtë rast desha t’i uroj Fat vetes, trainerëve dhe vajzave të Vllaznisë në këtë udhëtim që po ndërmarrim së bashku.
Gjithmonë-FORCA VLLAZNI”, shkruan presidednti Florian Zekja në mesazhin e tij.