Emocionet e Ilir Dajes, pas fitores së Kupës së Shqipërisë nga Dinamo: Ndihem mirë, gjithë karrierën time, e kam tek ky klub!

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas fitores së finales ndaj Egnatias dhe Kupës së Shqipërisë

“Është kënaqësi, Dinamo rikthehet mbas shumë vitesh, në marrjen e një trofeu. Ndihem mirë, gjithë karrierën time, e kam tek ky klub. Është një punë dhe sakrificë shumë e madhe. Edhe sot pavarësisht së nuk ishte një lojë e mirë, deri në fund nuk u dorëzuam. Një finale e fituar futet në histori, loja e mirë harrohet.

Ne e kishim spostuar Vilën në pozicionin e konstatuar, është lojtar që vrapon shumë. Tifozët përshëndetën emrin e tij në kor. I thashë sa herë do luash mirë do kesh të tillë gjë. Në detyrën e tij të re, mbas dy sulmuesve, kishte një dëtyrë të vështirë, sepse nganjëherë Egnatia bëhej me dy linja. Shpeshherë e ka zgjidhur me zonën hije, për të zënë koridorin. Në momentin që e ndërruam, e ndërruam me shumë pishmanllik. Shpresoj që Vila të na kthehet sepse është lojtar i rëndësishëm, ka kondicion të mirë edhe në elementin teknik.

Vuajtëm që nga starti i ndeshjes, Lorran vjen nga dëmtimi, ashtu si Karamba, Qefalija, Itodo, pa përmendur Ditën, Gudiabin, Maliqin. Janë lojtarë që vijnë nga dëmtimi, nuk e kanë kondicionin e duhur për të mbajtur një rritëm të lartë. Egnatia ka një ekip shumë cilësor. Për të përballuar këtë ekip duhet rritëm tjetër, gjë që nuk e kishim.

U detyruam që si rrallë herë në karrierën time si trajner u dëtyruam të mbylleshim poshtë. Është loja që nuk e duroj fare, gjithë ato minuta nuk e di si e kam shtyrë, pa iu thënë lojtarëve që dilni dhe sakrifikoni. Më vinte keq për djersën dhe sakrificën e tyre. Me kondicionin që kishim nuk kishim zgjidhje tjetër.

Klubit të dytë me më shumë trofe i rikthyem një Kupë të munguar mbas 15 vitesh. Në asnjë ndeshje nuk kam luajtur 5-4-1, kam luajtur shumë rrallë me 3 mbrojtësa. Para 4 ditësh kishim ndeshje. Ka qenë zgjidhje e sforcuar. U detyrova të bëj një

Bregu është me temperaturë. Ka kryer edhe seancën e pardjeshme stërvitore. Në darkë në hotel ishte me temperaturë. Ishte një mungesë që ne e vuajtëm edhe në administrim, ka cilësi goxha të mirë. E përshëndesim, është një nga lojtarët më të rëndësishëm.

E kishim mendjen te kjo ndeshje. Të them atë që unë mendoj. Për mos u bërë në ditën e festës kritik, mund të ishte organizuar më mirë. Mund të bëhej një ndeshje të hënën ose të martën, për të pasur 1 ditë më shumë, për të punuar dhe për të rigjeneruar energjitë”, u shpreh Daja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu