Saturday, September 21, 2024

Emocionet e Murinjos: Kjo fitore do të mbetet në historinë e Romës, por edhe në timen. Bashkëpunimi, vazhdon si romanist!

Lexo

Suksesi i arritur mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania të Tiranës e ka emocionuar pa masë timonierin e Romës. Pas fitimit të Conference League, José Mourinho është i lumtur dhe i prekur nga momenti historik i arritur nga Roma e tij. “Sonte ne shkruam historinë e këtij klubi – shpjegoi trajneri i skuadrës italiane – Ishte e vështirë për të arritur këtë sukses, por ne e synonim këtë fitore. Na u desh shumë kohë pa e humbur objektivin në kampionat. Unë qëndroj, nuk ka dyshim. Ndihem 100% romanist – shtoi ai -. Edhe nëse ka zëra. Unë dua të qëndroj në Romë. Tani do të na mbetet vetëm të kuptojmë se çfarë do të bëjnë pronarët në sezonin e ardhshëm”.

“Ka kaq shumë gjëra që më kalojnë nëpër mendje – shpjegoi portugezi pas ceremonisë së dhënies së trofeut – Unë jam në Romë prej 11 muajsh dhe u kuptua menjëherë kur mbërrita se kishte një ndjenjë të veçantë. Conference League është një kompeticion që ne ndjemë se mund ta fitonim që në fillim – vazhdoi ai -. Më pas erdhën disa ekipe të shkëlqyera për të luftuar dhe nuk ishte e lehtë të ngrinim Kupën”.

“Kjo fitore do të mbetet në historinë e Romës, por edhe në timen – vazhdoi Mou-. Së bashku me Ferguson dhe Trapattonin jam i vetmi që kam fituar në tre dekada të ndryshme. Kjo gjë më bën të ndihem pak i vjetër, por është gjithashtu mirë me karrierën time. Tani do të shkoj me pushime dhe do të mendoj”.

Së pari, megjithatë, do të duhet të diskutojë me pronarët për të projektuar sezonin e ardhshëm. “Tani ne duhet të kuptojmë se çfarë duan të bëjnë pronarët tanë, ata janë të sinqertë dhe fantastikë. Ky sezon ka përfunduar, por ne mund të vazhdojmë këtë projekt. Na mbetet vetëm të përcaktojmë drejtimin për sezonin e ardhshëm”.

“Përtej fitores me United, fitorja me Porton, Interin dhe Romën është një ndjenjë shumë e veçantë. Është një gjë të fitosh kur të gjithë e presin dhe skuadra dhe investimi bëhen për të fituar. Një tjetër gjë është të fitosh kur nuk e pret. Mbetet një gjë e pavdekshme. Tani mendoj për romanistët dhe festën e tyre. Kjo fitore do të mbetet e gdhendur përgjithmonë. Jam shumë i lumtur jo vetëm për lojtarët, por edhe për të gjithë familjen verdhekuq”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img