Saturday, November 23, 2024

Emocionet e trajnerit, Edlir Tetova, në ndeshjen e parë të rrogozhinasve pa kapitenin e tyre, Rafael Duamena, ndarë nga jeta me 11 nëntor në ndeshjen, Egnatia-Partizani

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Egnatia-Partizani, 1-1

“Emocionet për Duamenan? I kërkova djemve që ne këtë dhimbje ta kthejmë në forcë dhe sot ishte arsye më shumë për ta bërë dhe të kemi vazhdimësi.

Rastet janë aty, nuk është shënuar gol, e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, me raste më të pastra. Por edhe Partizani kishte raste e mund të shkonte edhe fitore edhe humbje kjo ndeshje. Ajo që dua më shumë të theksoj, është që i kënaqem një ndeshje të bukur të dy ekipeve, me meritë në vendin e parë. Kishte raste e luftë, ndaj më pëlqeu.

Mendoj se barazimi ishte rezultat i drejtë. Na mori ritmi, nuk doja të ktheja skuadrën, ndeshja kishte ritëm. Të dy palët sulmonim, ishte ndeshje e bukur, e hapur, raste kishte nga të dy skuadrat, por edhe mund të pësonim. Normalisht do të rishikojmë, kemi analizat tona përkundrejt asaj që ka ndodhur dhe të marrim masa që të mos ndodhë më në ndeshjen në vazhdim.

Duamena? Normalisht ndjehet mungesa, ekipi ishte mësuar me Rafan. Normalisht për ne duhet të vazhdojmë përpara dhe t’u japim forcë këtyre djemve se janë edhe 24 djem të tjerë që duan të vazhdojnë kampionatin deri në fund.

Merkato për sulmues? Jemi duke parë por është shpejt për të vendosur sepse do të shohim se si shkojnë ndeshjet në vijim”, tha Tetova për “MCN” në fund të ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img