Emra me peshë në Superiore këtë merkato dimri, pritet zyrtarizimi i Abazajt

“Abissnet Superiore” po bën një merkato dimërore të fuqishme. Emra me peshë do të jenë pjesë e elitës së Shqipërisë. Pas Bekim Balajt një tjetër lojtar i Kombëtares firmos në Superiore. Kristal Abazaj pritet të jetë afrimi “bombë” i Tiranës në këtë merkato dimri. Tirana po pret shitjen e Redon Xhixhës në mënyrë që të zyrtarizojë dhe afrimin e Abazajt.

Është përfolur disa herë një afrim i tij te 26-herë kampionët e vendit, por siç duket këtë herë do të ketë diçka konkrete. Kalimi i tij në kryeqytet është çështje e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Palët kanë rënë dakord mes tyre dhe dhe pritet të firmosë për 6 muaj me klubin e Tiranës.

Edhe pse dëmtimet e kanë penalizuar, për potencialin e treguar në fushë, Abazaj me siguri do të shndërrohet në një nga pikat kyçe të Tiranës për pjesën tjetër të sezonit. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë ku duhet thënë që bisedimet janë në rrugën e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu