Saturday, November 23, 2024

Enea Jorgji, bilbili i sfidës së sotme, Vllaznia-Kukësi, ora 16.45 në “Loro Boriçi”

Lexo

Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i ka besuar arbitrit të FIFA-s, Enea Jorgji të vendos drejtësi në superfsidën e sotme që do të luhet në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45  mes Vllaznisë vendase dhe Kukësit mysafir. Në ndihmë të tij do të jenë, Emigers Ganxhi, Alfred Shkreta në të dy krahët e anësoreve, ndërsa Klodian Prenga në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndërkohë, sistemi VAR përfaqësohet në këtë ndeshje nga gjyqtari i kolegjumit të arbitrave të Durrësit, Florian Lata.

Vendosja e Enea Jorgjit në rolin e gjyqtarit kryesor tregon vlerësimin dhe seriozitetin që institucioni më i lartë i futbollit shqiptar në Shqipëri ka treguar për kryesfidën e javës së 15-të që luhet mes dy skuadrave rivale të denja për kreu e tabelës së klasifikimit.

Kujtojnë që arbitri shqiptar, Enea Jorgji është mjaft i vlerësuar edhe nga institucioni i FIFA-s, pasi pak ditë më parë e përzgjodhi atë në listën e kategorisë së parë të arbitrave që do të gjykojnë në Europë. Të gjitha këto, shpresojmë të jenë një motiv më tepër për arbitrin elbanas që me vendimet e tij në qilimin e blertë të përballjes, Vllaznia-Kukësi të jenë në lartësinë e duhur për të ndikuar sa më mirë në mbarëvajtjen e ndeshjes në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img