Enea Jorgji, udhëton për në Kuvajt me një ekip gjyqtarësh nga Mali i Zi

Enea Jorgji eshte padyshim nje nga arbitrat me te mire te dekades se fundit ne kampionatin shqiptar. Elbasanasi eshte i vetmi qe perfaqeson Shqiperine ne arenen europiane ne Kategorine e Pare te arbitrave te UEFA-s.

Se fundmi ai ishte gjyqtar kryesor në ndeshjen Erzeni – Bylis. Ndersa sot ka udhetuar drejt Kuvajtit se bashku me nje ekip gjyqtaresh nga Mali i Zi. Burime per Veriu Sport kane mesuar se arbitri i njohur do te jete ne VAR ne nje nga ndeshjet e kampionatit kuvajtian.

Kujtojme qe pas deklarates se forte te tij per mediat per ndeshjen Kukesi – Skenderbeu te luajtur disa vite me pare, Jorgji thuajse u “harrua” nga Sektori i Gjykimit prane Federates Shqiptare të Futbollit. Megjithate cilesite e tij jane te domosdoshme per kampionatin shqiptar dhe tanime eshte rikthyer serish ne fushe duke vene drejtesi.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu