Mbyllet në barazim 0 me 0 pjesa e parë në “Air Albania”, Partizani-Vllaznia. Një 45 minutësh më i mirë për skuadrën kuqeblu, e cila pati më tepër epërsi territoriale në fushën e lojës. Futbollistët e Vllaznisë ishin më të rrezikshëm në këtë pjesë loje duke regjistruar disa raste shënimi në portën e Partizanit, të cilat u evituan nga ndërhyrjet vendimtare të portjerit vendas, Alban Hoxha.