Monday, April 29, 2024

180 minuta nga fundi i kampionatit. Pas pak, ora 17.00, në “Air Albania”, Supersfida Partizani-Vllaznia, ndeshja që vendos fatin e titullit kampion për Kategorinë Superiore

Lexo

Superiorja e futbollit shqiptar është drejt fundit. Duhen edhe 180 minuta për të përfunduar gjithçka. Janë dy 90-të minutësha që do të luhen në fushën e blertë, por padiskutim që 90-të minutëshi i sotëm pritet të vendosë në masën më të madhe fatin e titullit. Janë dy fusha, ajo e kryeqytetit, Partizani-Vllaznia dhe e Laçit, Laçi-Teuta që kanë në dorë t’i japim drejtim një enigme të tillë.

Nga këto dy ndeshje, ajo që peshon më shumë është Supersfida që do të luhet në “Air Albania”, ku vendasit e Partizanit kanë avantazhin më të madhe, pasi çdo gjë e kanë në dorën e tyre. Që do të thotë, se të kuqtë, si kryesues të renditjes, nëse mundin Vllazninë, hedhin një hao shumë vendimtar drejt titullit. Ndërkohë, kuqeblutë e Vllaznisë, duhet të fitojnë për vete që të shtojnë shanset edhe për një fitore tjetër javën e ardhshme ndaj Laçit në “Loro boriçi” për të shkuar tek titulli.

Por, fitorja, apo edhe barazimi i Vllaznisë i shërben edhe çiftit tjetër, Laçi-Teuta, skuadra të cilat marrin “frymë” vetëm nëse Vllaznia merr pikë në “Air Albania”.

Duke i kthyer tek sfida e kryeqytetit, sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që dueli, Partizani-Vllaznia të gjykohet me 6 gjyqtarë. Kryesor do të jetë arbitri elbasanas me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji.Ndërkohë, asistentë tij Tartari dhe Bregasi, i katërt Koçiaj i katërt, arbitra linje pas portave respektive janë Cjapi dhe Bajramaj.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave në këtë ndeshje janë:

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Kardoso, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Kruja, Jonuzi, Krymi, Marku, Viktor Da Silva, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img