Sunday, August 24, 2025

Epoka e re/ Krijohet për herë të parë përfaqësuesja e rajonaleve U-13, stacioni nga ku nis e ardhmja kuqezi

Lexo

Pas prezantimit të projektit të ri për përfaqësueset rajonale kombëtare nga drejtori teknik Fulvio Pea, ku objektivi kryesor është rritja e cilësive të futbollistëve shqiptarë që në bazë, Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF do të organizojë për herë të parë një seleksionim me lojtarë të moshës U-13.

Dhe pikërisht këta futbollistë të grumbulluar do të jenë ata të cilët do të krijojnë përfaqësuesen e rajonaleve U-13 , skuadër që do të formojë unazën e parë te zinxhirit mbi të cilën do të vendosen themelet për planifikimin e së ardhmes.

Nën drejtimin e trajnerit Erjol Merxha, skuadra e kuqezinjve të vegjël do të zhvillojë një seleksionim dy ditor për herë të parë këtë të mërkurë të 24 majit në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë. Trajneri Merxha do të ketë nën urdhrat e tij 20 lojtarë, të cilët janë përzgjedhur nga përfaqësueset rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës.

Në bazë të programit, kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’ sot dhe nesër, ndërsa pasditen e së enjtes do të zhvillojnë edhe ndeshjen e parë testuese kundër përfaqësueses rajonale të Tiranës U-13.

Me krijimin e përfaqësueses së rajonaleve U-13 dhe së shpejti do të krijohet edhe përfaqësuesja e rajonaleve U-14, synohet që këto dy skuadra të jenë një mbështetje e madhe për ekipin Kombëtar U-15, që merr pjesë në kompeticione ndërkombëtare për t’u dhënë mundësinë futbollistëve shqiptarë të kësaj grup-moshe, jo vetëm atyre që luajnë jashtë, që të jenë pjesë e ekipeve tona kombëtare dhe që ato të ndihen më të motivuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img