Ermir Vajushi, e mbyll si trajner i SC Uelzen në futbollin gjerman. Mesazhi, i shkodranit ambicioz në fushën e trajnimit

I njohur fillimisht në opinionin sportive si një tifoz i flaktë i Vllaznisë, që në fakt vazhdon të jetë po aq sa është shfaqur edhe vite më parë, shkodrani i mirënjohur Ermir Vajushi me banim prej vitesh në Gjermani, falë një të kaluar pozitive në ekizet zinxhir të Vllaznisë, pasionin për fubollin e ktheu në profesion.

Pas liçensimit zyrtar në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, Vajushi nisin punën e trajnerit të moshave duke mbërritur shumë shpejt të drejtohë edhe ekipin e parë të Sport Club Uelzen dhe është pjesë në kategorive inferiore të Gjermanisë, me 2 skuadra.

Pas një përvoje rreth 5 vjeçare, Vajushi mbyll bashkëpunimin me klubin e tij gjerman, gjë që të cilën e përcjell me nostalgji periudhën që ai kaloi si trajner i Sport Club Uelzen, në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Faleminderit, SC!

Të dashur miq të futbollit dhe familje SC,

Sot përfundon koha ime si trajner në SC.

Eci me zemër të rënduar, por me krenari dhe kokën lart – mirënjohës për përvojat, sfidat dhe zhvillimet e shumta që më është lejuar të përjetoj këtu.

Ose trajner ose trajner kryesor, me 2. ose 1. Zotërinj – Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka, kurrë nuk jam dorëzuar dhe përpiqem ta kaloj pikërisht këtë mentalitet.

Së bashku kemi shkruar edhe pak histori:

  • Fitorja më e lartë e 2. Meshkujt (6:1 kundër Hösseringen më 03.04.2022)
  • Fitorja më e lartë e 1. Meshkujt (10:1 kundër Lehmke më 10 shtator 2023)
  • Dhe një seri prej 13 ndeshjesh pa humbje (seria e dytë pozitive më e gjatë në historinë e klubit)

Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën – dhe gjithashtu ata që hodhën gurë në rrugën time. Edhe nga kjo mësova.

SC i uroj nga zemra gjithe te mirat dhe shpresoj qe sa me shpejt te kthehet aty ku e ka vendin!

Se ku të çon rruga ime, nuk e di akoma. Por një gjë është e sigurt:

SC do të jetë përgjithmonë në zemrën time.

Një herë Klub Sportiv, gjithmonë Klub Sportiv!”

Nga sa bëhet e ditur, pas shkëputjes nga Sport Club Uelzen, për shkodranin Ermir Vajushi, ka pasur oferta konkrete për të marrë drejtimin e klubeve të tjera gjermane, gjë të cilën ai do ta vendosë në periudhën në vazhdim.

Në ëndërrat dhe objektivat e Ermirit është që një ditë të jetë edhe trajner i Vllaznisë, gjë të cilën e ka shprehur edhe gjatë një interviste dhënë për Veriu Sport në shkurt të 2023-shit, në të cilën, ndër të tjera, shprehej:

Si trajner, unë jam në fillimet e mia dhe nuk dua të shikoj shumë larg. Dëshiroj të bëj hapa të sigurt, dhe ti marr gjërat një e nga një. Pastaj, do të jetë koha ajo që do japin vlerësimin e saj. Padyshim, që ëndërroj që një ditë të jem Trajner i Vllaznisë dhe besoj se këtë mund ta marrin me mend çdo kush që më njeh sado pak, por nëse ajo ditë, një ditë do të vijë, atëherë do të jetë kur UNË TË JEM GATI PËR TI DHËNË VLLAZNISË dhe jo vetëm për të marrë nga ajo!”.

Gaspër MARKU

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu