Për gazetarin sportiv, Ervin Baku, goli i Vllaznisë shënuar nga Ante Aralica mbrëmjen e sotme ndaj Partizanit për gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, është i rregullt.
Baku, e ka ndjekur ndeshjen, Partizani-Vllaznia në tribunën mediatike të stadiumit “Elbasan Arena”, prej nga ka filmuar edhe momentin e mbylljes së ndeshjes, si dhe shoqërimin e trupës gjykuese me në krye kryesorin, Olsi Ferhataj për në dhomat e zhveshjes.
“Goli i Vllaznisë ishte I RREGULLT! TURP të anullosh një gol të tillë!
SKANDAL të anullosh një gol të tillë!
Partizani vs Vllaznia 0-0. Ndeshja e kthimit, në Shkodër, më 13 prill.”, citon Ervin Baku në postimin e tij menjëherë pas ndeshjes, Partizani-Vllaznia.
(Video: Mbyllja e ndeshjes, Partizani-Vllaznia 0-0)