Erzeni ka dalë me një deklaratë publike duke i bërë me dije opinionit publik si dhe tifozëve gjendjen aktuale në klub. Me anë të komunikate zyrtare klubi shijakas ka sqaruar se po bëhet një punë e madhe dhe se do të dërgohet brenda afatit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit lista e futbollistëve të federuar në skuadër.
DEKLARATA E PLOTË E KLUBIT TË ERZENIT –
“Deklaratë e KF ERZENI në rrjetet sociale.
Të nderuar sportdashës dhe tifozë të ekipit Erzeni, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik mbi disa zhvillime të rëndësishme që lidhen me jetën sportive në qytetin e Shijakut.
KF Erzeni po kalon një proçes pregatitje dhe riorganizimi në kuadër të pjesmarrjes në kategorinë superiore.
Për të arritur objektivat që kemi vendosur për sezonin futbollistik 2022-2023.
Është e rëndësishme të sjellim në gjirin e ekipit tonë sportistë cilësorë që i përgjigjen kërkesave dhe standarteve të stafit teknik të skuadrës.
Kemi ndjekur me vëmëndje lajmet në mediat sociale mbi lëvizjet e lojtarëve tek Erzeni, për këtë duam të sqarojmë tifozerinë por dhe kuriozët apo skeptikët se po bëhet një punë voluminoze për të sjellë më të mirën në ekip.
Janë ftuar nga stafi teknik lojtarë për t’u vënë në provë nëse do të jenë të përshtatshëm për kërkesat që ka klubi dhe nëse i përmbushin parametrat sportiv të kërkuar nga stafi teknik.
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar afatet se kur do të dorëzohet lista emërore e lojtarëve për federim, brënda këtij afati stafi teknik ka të gjithë mbështetjen e Klubit për negociuar, studiuar, apo përzgjedhur lojtarët që mendohet se do të jenë të përshtatshëm për objektivat që synohet të arrihet.
Me konsideratë
KF ERZENI”