Saturday, July 27, 2024

Shpëtim Duro projekton titullarët anti-Petrocub

Lexo

Laçi do të luajë nesër në Elbasan Arena kundër Petrocub, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Kurbinasit kanë barazuar pa gola në takimin e parë dhe nesër shihen si favoritë ndaj moldavëve. Prej ditësh, skuadra e Laçit ka marrë ngarkesën e duhur nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Ky i fundit ka ideuar dhe titullarët që do të mund të zbresin nesër në fushë.

Mentor Mazrekaj është i padiskutueshëm, që duket se ka marrë këtë ekip për dore. Ndërkohë nga mbrojtja në sulm, ndryshimet priten të pakta. Sebastiano Spahiu është mungesa e vetme për shkak të kartonit të kuq të marrë në Moldavi. Ndeshja Laçi – Petrocub luhet nesër në orën 20:00, ndërsa gjasat janë që kurbinasit të zbresin me këta titullarë: Dajsinani, Boganoviç, Velkoski, Malota, Turkaj, Ujka, Ziko, Zarubica, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img