Friday, May 3, 2024

Euro 2020-1/8-tat/Dy sfidat e sotme, Hollandë – Republika dhe Belgjikë – Portugali, prodhojnë dy biletat e radhës çerekfinale

Lexo

Dita e dytë e fazës me eliminim, Hollanda përballë Republikës Çeke, Belgjika sfidon Portugalinë

Fazat e eliminimit të EURO 2020 vazhdon të dielën me Hollandën përballë Republikës Çeke dhe Belgjikës që sfidon kampionen në fuqi, Portugalinë për një vend në çerekfinale.

18:00: Hollandë – Republika Çeke (Budapest)

Hollanda, padyshim që fillon si favorit pas tre fitoreve dhe vendit të parë në Grupin G. Pasi humbi kualifikimin për në EURO 2016 dhe Kupën e Botës FIFA 2018, portokallinjtë impresionuan me kthimin e tyre në skenën ndërkombëtare duke mbyllur fazën në grupe me sulmin më të mirë të turneut (8 gola). Georginio Ëijnaldum shënoi tre, ndërsa Denzel Dumfries shpërtheu mbrojtjen e kundërshtarit dy herë.

Hollanda do të duhet të jetë përsëri top për të mposhtur Republikën Çeke. Ekipi i Jaroslav Šilhavý u kualifikua si një nga skuadrat e treta më të mira, falë një suksesi 2-0 ndaj Skocisë në ditën e parë, 1-1 me Kroacinë në të dytën dhe humbja e ngushtë ndaj Anglisë në Matchday 3 në Grupin D. Me tre gola të shënuar në grup, sulmuesi Patrik Schick ka treguar se mund të jetë vendimtar.

Šilhavý ishte ndihmës trajner i ekipit kombëtar kur Republika Çeke mundi Hollandën 3-2 në një rikthim pasi ran ë një 2-0. Precedenti i vetëm i dy ekipeve në ndeshjet me nokaut ishte në 1976, kur Çekosllovakia fitoi gjysmëfinalen 3-1 pas kohës shtesë.

21:00: Belgjikë – Portugali (Sevilje)

Raundi i dytë i ndeshjeve ka të gjithë përbërësit për të bërë historinë e EURO-s, veçanërisht në sfidën midis një Belgjike në një formë të shkëlqyer dhe kampionit në fuqi Portugalisë. Djajtë e Kuq kanë fituar të tre ndeshjet e tyre në Grupin B dhe duken të pandalshëm përpara, me Kevin De Bruyne (një gol, dy asistime) dhe Romelu Lukaku (tre gola) në krye. Belgët kanë pësuar vetëm një gol edhe nëse tani do të duhet të luftojnë me rekordmenin, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Portugalisë është shënuesi më i mirë i turneut me pesë gola pas dopietës në barazim me Francën, dhe tani kryeson listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në finale me 14 gola. Pas fitores kundër Hungarisë dhe humbjes së rëndë kundër Gjermanisë, Portugalia u kualifikua si një nga të tretat më të mira, duke sjellë një pamje të ngjashme me edicionin triumfues të vitit 2016. A do të përsëritet historia?

Belgjika është në një varg prej 13 fitoresh EURO, përfshirë kualifikueset falë 47 golave ​​të shënuar dhe vetëm katër të pësuar. Kombëtarja e Belgjikës është vetëm një fitore nga rekordi i vendosur nga Gjermania midis 2010 dhe 2012.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img