Tuesday, November 26, 2024

Euro 2020/Anglia mund 2 me 1 Danimarkën dhe shkon në finalen e madhe, Itali-Angli

Lexo

Anglezët triumfojnë 2-1 pas 120 minutave ndaj Danimarkës në gjysmëfinalen e dytë në “Uembli”

Anglia do të jetë kundërshtari i Italisë në finalen e Euro 2020. Të besuarit e Southgate mundën Danimarkën 2-1 në fund të një gjysmëfinale të luftuar fort: skandinavët në avantazh me një perlë nga Damsgaard (30 ‘), por u barazuan për shkak një autugol nga Kjaer (39 ‘). Në kohën shtesë është Kejn ai që vendos ndeshjen nga pika e 11-metërshit. Takimi me Italinë, të dielën në Uembli.

Është luajtur të mërkurën gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit të 16-të Europian të Futbollit, që vuri përballë njëra-tjetrës Danimarkën dhe Anglinë. Në fakt, përballja që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga stadiumi mitik “Uembli” i Londrës nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka parë dy skuadrat të bëjnë një lojë të kujdesshme, duke u munduar më tepër të prishin lojën e njëra-tjetrës.

Angli vinte si favorite në këtë sfidë, e për më tepër që luante në shtëpi në prani të 55,000 tifozëve, dhe ka provuar të rrezikojë, por pa forcë dhe qartësi. Ndërkojë, danezët kanë ruajtur gjakftohtësinë, duke e përballuar me sukses trysninë e vendasve dhe duke provuar të godasin, madje edhe rrezikshëm, portën kundërshtare.

Dhe përkundër pritshmërive, është Danimarka që kalon e parë në epërsi pas një gjysmë ore lojë, falë një ekzekutimi të shkëlqyer të një goditjeje të lirë nga Damsgard.

Megjithatë, anglezët nuk do të dorëzohen dhe do të këmbëngulin dhe kjo këmbëngulje do të shpërblehet 6 minuta para fundit pjesës së parë, kur kapiteni Kjaar do të kthejë në portën e vet topin.

Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të jenë të luftuara, por këmbëngulja e Anglisë ka gjetur përpara një pengesë të pakalueshme, si gardiani i portës daneze, Kasper Shmajkel, i cili shmang në disa raste, madje edhe në mënyrë të pabesueshme, prekjen e rrjetës së tij.

Kështu, minutat e mbetura dhe ato shtesë të kohës së rregullt nuk sjellin gola të tjerë dhe gjithçka u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila, të cilat në fakt kanë parë anglezët të mbizotërojnë dhe të provojnë dhe në minutën e 103-të të lojës, fitojnë, por vetëm pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) një 11-metërsh, që shndërrohet në gol, por vetëm në përpjekjen e dytë, nga Herri Kejn.

Çerekora e dytë e shtesës nuk ka sjellë gola të tjerë dhe Anglia mund Danimarkën 2-1 dhe siguron vendin në finalen e madhe të 11 korrikut përballë Italisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img