Sunday, May 5, 2024

Teuta zhgënjen, mundet nga Sherif Tiraspol

Lexo

Durrsakët janë dorëzuar përballë kampionëve të Moldavisë në “Niko Dovana”, 0-4

Nuk ka ndeshje të lehta dhe këtë e provoi më së miri skuadra e Teutës, që në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve është mundur nga kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol me rezultatin 4-0. Në “Niko Dovana” nuk ka shumë histori, durrsakët në asnjë moment nuk arritën të ngjiten në nivelin e kërkuar. Ndërkohë që moldavët, pas disa mundësive dhe një shtylle, kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 14-të me anë të brazilianit Henrike.

Superioriteti asfiksues i skuadrës së Sherif, bën që kampionët e Shqipërisë të gabojnë shumë në veprime. Në fundin e pjesës së parë është përsëri braziliani Henrike që ka dyfishuar rezultatin për moldavët.  E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, me Sherif Tiraspol mjaft të qartë në lojë dhe që nuk vonon të gjejë golin e tretë me anë të Traore në minutën e 56-të, me një goditje që ka befasuar portierin e durrsakëve, Stivi Frashëri.

Në minutat në vazhdim, disa përpjekje të skuadrës durrsake, të paktën për të shënuar golin e nderit, por pa rezultat. Moldavët arrijnë të shënojnë dhe golin e katërt në minutën e 89-të me anë të Castaneda, duke e bërë gjithçka të lehtë për ndeshjen e kthimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img